Në këtë guidë do ti shpjegojmë të gjithë përdoruesve të iphone, se si përdoret App Store. Versioni që kemi marrë ne është ai në italisht por edhe app store në anglisht apo në një gjuhë tjetër nuk ndryshon. Në imazhin e mësipërm shikoni faqen e parë të app store, që ju hapet menjëherë pasi të klikoni në të. Në faqen e parë gjeni të gjithë aplikacionet më të fundit dhe gjithashtu në plan të parë, aplikacioni dhe loja më e shkarkuar e javës.
Më pas kemi Generi ku ndahen aplikacinet si pas llojeve dhe mund të zgjidhni atë që dëshironi.
Top 25 këtu kemi aplikacionet dhe lojrat më të shkarkuara nga app store, të cilat janë të ndara në 2 kategori, top aplikacione me pagesë dhe ato falas.
Pasi të zgjedhni aplikacionin që ju interesoni, klikoni sipër dhe do tju hapet faqja me informacionet si, komentet e ndryshme, informacione nga prodhuesit etj. Dhe lart djathtas keni butonin që ju tregon çmimim ose FREE nqs është falas.
Installimi
Po të shtupni butonin lart djathtas, ku është i treguar çmimi, menjëherë do ju shfaqet butoni install, dhe po të bëni dhe një klikim tjetër sipër, do të fillojë proçesi i installimit të programit që keni zgjedhur.
Por përpara se të vazhdojmë me installimin do ju shfaqet një dritare që ju kërkon passwordin e itunes. Normalisht ju duhet të keni krijuar përpara një llogari (account) në appstore me username dhe passwordin tuaj. Nqs çdo gjë është në rregull atëherë instalimi do të fillojë. Gjatë instalimit poshtë ikonës së aplikacioni që ju keni zgjedhur do të dali një kuti ku tregohet ecuria e instalimit. Mbas përfundimit kjo kuti do të zhduket.
Më pas kemi dhe opsionin Kërko ku ju mund të kërkoni çdo program që dëshironi duke shkruar emrin e programit. Dhe në fund Aggiorna ose Update ku app store do ju sinjalizoje në qoftë se ka ndonjë azhornim të programeve që ju keni instaluar në iphonin tuaj.




0 komente :
Post a Comment